Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit.
“Flamuri Kombëtar Shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në rrjete sociale.
Në sfond dëgjohet kënga “O ku ka si ti o Shqipëria ime”.
Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.
Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.