Friday, July 25, 2025
spot_img

Arben Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d drejtorit të QKUK-së

Mëngjesin e sotëm në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Osman Hajdari, është dëmtuar si pasojë e një shpërthimi.

Pas ngjarjes, Hajdari mbajti një konferencë për media ku tha se nuk ka ndonjë konflikt personal me askënd, dhe dyshon se shpërthimi është i lidhur me angazhimin e tij profesional në krye të QKUK-së.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe vetë Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Vitia është shprehur se kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë.

‘’Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë’’, ka shkruar Vitia.

Po ashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe autorët e mundshëm të këtij incidenti serioz.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit