spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Arben Ahmetaj godet Baton Haxhiun: Ti pa Ramën ngelesh pa bukë, je paguar nga inceneratorët

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur live në një lidhje me telefon, akuzave të analistit Baton Haxhiu, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit.

Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme”, u shpreh Ahmetaj.

Intervista në studio:

Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qënë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…

Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qënë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..

Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga ineceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokurorë do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbro Ramën se ashtu e ke punën…

Çfarë disktoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit