Konferenca për shtyp e Donald Trump me Volodymyr Zelensky këtë mbrëmje është anuluar.
Dy liderët pritej të dilnin para mediave në Shtëpinë e Bardhë, raporton Sky News.
Megjithatë, pas takimit me shumë tensione në Zyrën Ovale (presidenti ukrainas tani pritet të largohet herët nga Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.