Friday, March 28, 2025
spot_img

Anton Quni flet për “përplasjen” brenda LDK-së: U befasuam…

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se janë befasuar me postimin e Avdullah Hotit kur kërkoi lidership të ri në LDK.

Quni tha se në mbledhjen e kryesisë, ai kishte vërejtje vetëm për votat e diasporës, por jo edhe për rezultatin e përgjithshëm.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte që Hoti të shtronte çështjet në kryesi, sesa në publik.

“Hoti nuk ka shfaqur brenda kryesisë ndonjë pakënaqësi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me votat nga diaspora. Lidhje me përformancën e LDK-së, rezultatin e përgjithshëm, nuk ka pasur vërejtje të veçantë. Kur e kemi parë publikimin jemi befasuar, pse do të duhej të trajtohej në publik kur ka qenë mundësitë të trajtoheshin brenda kryesisë”, ka thënë Quni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit