spot_img
Tuesday, June 17, 2025
spot_img

Antidroga zbarkon në Matiqan

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Gazeta ka siguruar informacione ekskluzive nga sinjalizues në terren, të cilët raportojnë për një prani të shtuar të forcave policore në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku është duke u zhvilluar një bastisje në një objekt banimi.

Sipas këtyre burimeve, bastisja është duke u kryer nga njësitë e antidrogës, me dyshimin se mund të ketë të bëjë me një rast që lidhet me substanca narkotike. Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia për natyrën e operacionit, arrestime apo ndonjë sekuestrim.

Banorët e zonës raportojnë se që nga orët e mbrëmjes janë parë zyrtarë policorë me mjete të specializuara, të cilët po qëndrojnë në një lokacion të caktuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit