Gazeta mëson ekskluzivisht se Njësia për Hetimin e Narkotikëve ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar në Çagllavicë, ku gjatë bastisjes së një shtëpie janë sekuestruar 10 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, si dhe një armë zjarri.
Burime të sigurta konfirmojnë se bastisja po zhvillohet në shtëpinë e Agim Rexhepit, një emër i njohur për Policinë, i cili prej kohësh ishte në shënjestër të hetimeve të antidrogës, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve.
Gazeta ka siguruar një fotografi të Agim Rexhepit, i cili është edhe pronar i autolarjes “Agimi”, në Graçanicë.
Sipas informatave nga terreni, një person është arrestuar, ndërsa operacioni vazhdon, me njësitë policore që po kontrollojnë çdo pjesë të objektit në kërkim të provave të tjera.
Në vendngjarje ndodhen: Hetuesit e narkotikëve, Njësia e ndërhyrjes së shpejtë, ekspertët forenzikë, të cilët janë duke dokumentuar dhe sekuestruar materialet e dyshuara.
Operacioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa të gjitha veprimet janë në kuadër të hetimeve për krim të organizuar dhe trafikim të drogës.