spot_img
Thursday, March 13, 2025
spot_img

Ankesat e VV-së për për rezultatin e zgjedhjeve, Haradinaj: Veç në Moskë në shkofshin më m’u anku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për rezultatet e zgjedhjeve, duke i ftuar ata të ‘shkojnë në Moskë për t’u ankuar’.

“Këta veç në Moskë në shkofshin më m’u anku, se skan ku ankohen, te shefat e vet atje. Me ju thanë “pse nuk i kemi 10 deputetë më shumë?” – tha ai.

Ai akuzoi Vetëvendosjen për vonesa të qëllimshme në certifikimin e rezultateve, duke thënë se kjo situatë po i bën dëm Kosovës.

“E kanë çoroditë procesin zgjedhor, nuk është në rregull kjo me ia bë Kosovës. Qe 30 ditë janë tu e vonu certifikimin e rezultateve. Më vjen mirë që ajo çka kemi alarmu, ka ndodh në një mënyrë, jo në të mirën e AAK-së, por që mashtruesi i ka humb 10 deputetë.Ika humb 10 ditë…ju lutem, kjo është edhe një lexim i shqetësimeve që janë shpreh… Jo në masën që unë kam prit…por prapseprap 10 deputetë më pak. Në princip, pushtetarët absolut, në mandatin e dytë vetëm rriten… I falënderoj qytetarët që e kanë ndëshku me 10 deputetë më pak… U bënë 32 ditë edhe nuk janë çertifiku…është inxhiniering…është dëmtu dhe kontaminu procesi. A është ligjore në ambasada 80%, e poshtë 50% – 30% më shumë anej?” – shtoi Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit