Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit, Kevinit.
Ajo ka vendosur të gdhendë në lëkurë emrin e tij, duke e kthyer lidhjen e tyre në një kujtim të përjetshëm.
Tatuazhi, i realizuar në kraharorin e saj, u publikua përmes një imazhi të ndarë në rrjetet sociale, ku Ana shihet duke mbajtur krenare tatuazhin dedikuar Kevinit.

Por ajo që rrëmbeu po ashtu vëmendjen e ndjekësve ishte përshkrimi emocional që e shoqëronte foton:
“E shënova emrin e tij në lëkurë, pasi ai tashmë është në zemrën time”.