spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Amerika sipas “Dekameronit” të Batonit është murtajë për kundërshtarët e Edi Ramës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Amerika e McGonigalëve, mund të lexohet në “Dekameronin” e Baton Haxhiut, si murtaja e “manikinëve” që guxojnë e shkundin pa leje manin e Edi Ramës.

Mafia, që ka me vete gjithë ata që e kanë futur kokën apo ngjyer gishtin në kazanin e korrupsionit, vazhdon ta sulmojë drejtësinë me flamur amerikan në shtizë të flautit luftarak.

spot_img

Pak zjarr që ka ndezur presioni amerikan për të shkrumbuar 4 Klanet Mafioze, analistë të markës ‘Baton’, që janë në shumicë, fatkeqësisht rreth 95 për qind, po shqepen ta shuajnë, duke sjellë ujë pikërisht nga atje ku shqiptarët presin të dalin flakë të mëdha e të përpijnë ‘peshkun e madh’, Bablokun, që fatmirësisht është aq i vogël në besueshmëri publike.  

Ka vite që Batoni na sjell letra nga Uashingtoni.

Ky korrier poliedrik, ka krijuar mitin e vet në letërsinë e Rilindjes së Edi Ramës, aq sa SPAK-u edhe pse është njëri ndër më të akuzuarit për prona e para të përfituara nga Mafia, nuk guxon t’i vërë prangat.

Papagalli ka filluar të recitojë takimet e tij sekrete në Uashington, të presionojë gazetarët e pavarur me FBI dhe DEA, duke i paraqitur ato si murtaja kundër çdo njërit që guxon e boton akuza për korrupsionin.

Nëse Xhovani Bokaçio këndonte me nota optimizmi në Dekameronin e tij për moralin dhe vdekjen, nëse në novelën brilante “Letër nga Lufta” qëndiste realitetin me fantazinë, se lufta është brenda çdo njeriu, Batoni me vila luksi e pagesa dhjetë fish më shumë se Presidenti i SHBA-ve, frenon drejtësinë, mbron Ilir Metën, familjet mafioze Berisha dhe Rama, FBI-në dhe DEA-n amerikane i prezanton si personazhe të “Dekameronit” të tij që e deklaron publikisht se ja kanë besuar amerikanët.

Këta sekserë e matrapazë e paraqesin Shqipërinë si sëmundje për popullatën.

I kanë dobësuar ekonominë dhe liritë vendit që mban kryet e vendit për korrupsion e padrejtësi, sa 12 vitet e fundit, janë larguar një e treta e popullsisë.

Batoni me mafien mediatike, kanë shitur letërsinë e tyre me çmime të çmendura.

Reklamat në vende të dukshme si ambasada amerikane, apo anë e mbanë ku ka patronazhistë milionerë që mbyllin sportelet, po përforcojnë falsitetin se Amerika, sipas “Dekameronit” të Batonit, është murtajë për kundërshtarët e Edi Ramës.

Ky tipi që dërdëllit si i besuar i Uashingtonit dhe tjerët që janë kontingjent për në sekuestro dhe burg, vrapojnë sa në një ekran në tjetrin, për t’i vënë perçe realitetit dhe dry fjalës së lirë që ka mision të çlirojë liritë nga Batonët e Bablokut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit