Sunday, April 6, 2025
spot_img

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit të Banjskës të sillen para drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se shpreson që ky proces të arrihet sa më parë.

“Nëse kam përmendur normalizimin, do të thotë që të dyja palët duhet të angazhohen. Nëse Bashkimi Evropian kërkon diçka nga Kosova, shpresojmë që ajo t’i përmbushë ato detyrime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë”, ka deklaruar Orav.

I pyetur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ambasadori i BE-së ka përsëritur thirrjen që autorët të përballen me drejtësinë.

“Natyrisht që sulmi i shtatorit 2023 ka qenë shumë i rëndë. Ajo që kërkojmë është që kryerësit të sillen para drejtësisë, dhe meqë kjo ende nuk ka ndodhur, ne vazhdojmë ta kërkojmë këtë”, është shprehur ai.

Ambasadori Orav ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për stabilitet dhe paqe në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit