Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë për aksionin e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit ka reaguar edhe Ambasada Franceze në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ambasadori francez Olivier Guerot ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-s, teksa ka shtuar se veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.
“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Veprimet e njëanshme nuk sjellin zgjidhje të qëndrueshme.”, ka shkruar Olivier Guerot
Ndryshe, ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë në veri për mbylljen e mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale, duke shprehur shqetësim dhe zhgënjimi “me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës”.
Në reagim thuhet se Qeveria ka instumentalizuar Policinë e Kosovës.