spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Ambasadori amerikan sërish i dërgon mesazh Kurtit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se po përballen me disa sfida me Qeverinë Kurti.

Sipas tij, këto sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ashtu siç tha zëdhënësi i DASh-it, qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës ‘do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë’”.

“Por, edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tashme mbesin më pak pozitive sesa do të kishim shpresuar, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës mbetet po aq i fortë si gjithmonë”, tha Hovenier në një konferencë të përbashket me presidenten Vjosa Osmani.

Këto komente, Hovenier i bëri pas ngjarjes nënshkrimit të grantit nga presidentja Osmani në vlerë prej 34.5 milionë dollarë me USAID-in.

Hovenier më tej tha se ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshjeje për të ofruar afro 35 milionë dollarë për popullin e Kosovës e thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës, por jo domosdo edhe për ndonjë qeveri të caktuar.

“Megjithatë, e di, që ky manifestim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, apo veprimet politike të asaj qeverie”, tha Hovenier.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit