spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Ambasada britanike në Kosovë reagon pas raportimeve se “paralajmëroi” që qytetarët e saj t’i shmangin udhëtimet në veri

Ambasada britanike në Kosovë i ka cilësuar të gabuara raportimet se Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që t’i shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “X”, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë se “nuk ka *asnjë ndryshim* në zonën gjeografike kundër së cilës ne këshillojmë kundër të gjithave, por udhëtimet thelbësore dhe raportimet e mediave përndryshe janë të gabuara”.

Gjatë ditës së sotme ka pasur raportime se Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar rreziqe në veri, si dhe u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në veri.

Mediat janë bazuar në një njoftim të lëshuar nga zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, FCDO.

FCDO ka raportuar se e ka vendosur veriun e Kosovës në pjesën e vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandohet të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.

“FCDO  këshillon që të mos udhëtohet  në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, përveç rasteve të domosdoshme. Kjo për shkak të incidenteve të dhunshme dhe tensioneve të shtuara në këto zona”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit