spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Ambasada amerikane në Kosovë, vjen me njoftimin e fundit

Ambasada amerikane në Kosovë, ka dalë me një njoftim, ku shprehë mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmëssekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksioneve të Kosovës në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave ilegale.

Ambasada thotë se “vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik”.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmëssekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare.  E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit