spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Amazon investon mbi 500 milionë dollarë në energjinë bërthamore për të fuqizuar Inteligjencën Artificiale

Amazon njoftoi investime të rëndësishme në energjinë bërthamore të mërkurën, duke iu bashkuar gjigantëve të tjerë të teknologjisë në synimin për të përmbushur kërkesat e larta të energjisë elektrike të Inteligjencës Artificiale duke përdorur energjinë atomike.

Ndërsa kompanitë duke përfshirë Microsoft, Amazon dhe Google zgjerojnë me shpejtësi aftësitë e tyre globale të qendrave të të dhënave, ato po kërkojnë në mënyrë aktive burime të reja të energjisë elektrike.

Dhe Amazon ka nënshkruar tre marrëveshje për të mbështetur zhvillimin e Reaktorëve të Vogël Modular (SMR), të cilët janë më kompakt dhe potencialisht më të lehtë për t’u vendosur sesa reaktorët tradicionalë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Teknologjia është ende në fillimet e saj dhe i mungon miratimi rregullator, megjithatë, duke ngritur dyshime në lidhje me afatet kohore të zbatimit.

Sipas një zëdhënëseje të Amazon, kontratat e nënshkruara kapin vlerën e mbi gjysmë miliardë dollarëve.

Partneritetet e reja të Amazon përfshijnë bashkëpunimin me Energy Northwest për të zhvilluar katër SMR të avancuara në shtetin e Uashingtonit, duke gjeneruar potencialisht deri në 960 megavat energji deri në fillim të viteve 2030. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit