spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

“Alo, eja sqarojmë diçka”/ I vuri flakën ish-partneres, detajet e ngjarjes tragjike në Korçë

Dalin detaje të reja nga ngjarja e një dite më parë, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij.

Burime të siguruara pranë grupit të hetimit thanë se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

Thuhet se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

Burime të siguruara thanë se Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit