spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropian

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, i Planifikimit Hapësinore dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës synon të zhvillojë rrjetin e saj hekurudhor dhe ta lidh atë me rrjetin më të gjerë evropian.

Aliu këto komente i bëri gjatë një takimi jo formal me ministrat të transportit të BE-së të organizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE -së në Budapest, ku përveç ministrave të transportit nga BE, në takim pjesëmarrës ishin edhe ministrat e vendeve nga Ballkani Perëndimor, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese.

Ai ka theksuar se me zhvillimin e rrjetin do të përmirësojë lidhjen e Kosovës dhe do të ofrojë mundësi për rritje tregtare dhe ekonomike, përveç kësaj, përmirësimi i hekurudhave do të kontribuojë edhe në përmirësimin e sigurisë rrugore, qëndrueshmërisë dhe aspektin mjedisor.

“Gjatë sesioneve u bisedua për prioritetet, si faktor kyç në integrimin ekonomik dhe përmirësimin e konkurrencës në sektorin e transportit të BE-së, përmirësimin e lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, transportin i gjelbër dhe digjitalizimin e transportit, me fokus të veçantë edhe në sektorin hekurudhor për masat dhe strategjitë e nevojshme”, ka shkruar Aliu në rrjetin social në “Facebook’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit