spot_img
spot_img
Wednesday, February 5, 2025
spot_img
spot_img

Alaudini zbulon misterin e nominimit Drilon-Gjesti: Këto vota bënë diferencën

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ku shumica prej tyre kishin të bënin me ngjarjet dhe televotimet në reality show-n e njohur.

Një nga pyetjet kryesore që iu drejtua Hamitit kishte të bënte me eliminimin e Gjestit, në përballjen me Drilonin, i cili është interpretuar si televotim i diskutueshëm. Sipas tij, vendimi për eliminimin e Gjestit erdhi si rezultat i votave nga diaspora, të cilat bënë diferencën.

“Ky është aludimi më i kotë që dikush mund ta bëjë. Askush në atë pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë. Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë më kokë”, shkroi Hamiti.

spot_img

Shtoi se televotimi ishte i ngushtë dhe se çështja e votave nga diaspora kishte një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar.

“Kushdo që do eliminohej do të shndërrohej në hero dhe viktimë, sepse të dy ishin kokë më kokë për vendin e parë në finale. Siç e dini, votohet nga të gjitha anët, Kosovë e Shqipëri, atë natë votat e diasporës bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit