Në një intervistë të fundit në BBC Radio, këngëtarja e njohur, Dua Lipa, ka ndarë me publikun një kombinim të pazakontë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Ajo ka zbuluar preferencën e saj për akulloren vanilje të kombinuar me vaj ulliri dhe kripë.
Kjo përzierje e çuditshme ka kapur vëmendjen e audiencës dhe është bërë virale, duke nxitur shumë njerëz të provojnë këtë recetë të pazakontë.
Për më tepër, një kuzhinier i njohur në rrjetet sociale, i cili është i njohur për testimin e trendeve të reja në gatim, ka vendosur të provojë këtë kombinim.
Ai e ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë përzierje, duke thënë se, edhe pse duket e çuditshme, shija e vajit të ullirit dhe kripës mbi akulloren vanilje ka krijuar një përvojë këndshme për të.
Ky fenomen ka ngjallur diskutime të shumta dhe po shpërndahet shpejt në të gjitha platformat sociale.
Ndërsa, disa fansa edhe janë shprehur në komente se do të hanin çfarëdo lloj gjëje që Dua Lipa do t’u thoshte.
the dua lipa influence of
— abby (@duarryscinema) January 16, 2024
olive oil ice cream pic.twitter.com/qdv8q9xWdy
Vanilla ice cream with olive oil and salt 🥴
— Today FM 💛 (@TodayFM) January 29, 2024
Poor producer @MarkLennyskillz went through the 5 Stages of Grief while trying Dua Lipa’s favourite dessert 🍦🤣
What should @alisontodayfm make him try next? 😏 pic.twitter.com/ASHabyw0WE