Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar një video në rrjetin e saj social, Facebook, ku thuhet se një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbushur votat e mërgatës ilegalisht.
Në video dëgjohet zëri i personit, ku shihet bashkë me dy vajza, teksa mbushin vota.
Tutje ajo ka shkruar se qëllimi i VV’së është fshehja e qindra videove si kjo.
“Kjo është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet”, ka shkruar Kica – Xhelili.
Postimi i plotë:
“KJO është arsya e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po “dyshojnë” se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!
PZAP nuk guxon të bie pre e piskamave me tendencë të fshehjes së asaj që realisht ka ndodhur! E turpshme”.