spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Aktakuza ndaj Krasniqit – Si i shkaktoi dëm me miliona euro KEK-ut?

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Dyshohet se dëmi i shkaktuar është mbi 3 milionë euro.

Udhëhoqi Korporatën Energjetike të Kosovës nga viti 2021 deri me 2023.

Por, gjatë kësaj kohe, ish-shefi ekzekutiv, Nagip Krasniqi dyshohet se kësaj kompanie i shkaktoi dëm mbi 3.2 milion euro.

E për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K. Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në  cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa dëmi i shkaktuar kap shifrën milionëshe.

“Sipas aktakuzës që është dorëzu nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shihet se Krasniqi ngarkohet me këtë vepër penale sipas paragrafit dy e që paragrafi dy i referohet dëmit të shkaktuar mbi 5 mijë euro e që dënueshmëria vijon prej tri vite deri në dhjetë vite burgim. Dëmi i pretenduar është mbi 3 milion e 200 mijë euro”, tha Flamur Kabashi nga IKD.

Krasniqi po ashtu akuzohet se ka bërë shmangie tatimore prej mbi 500 mijë eurosh kompanisë ‘’Holdin Slovenske Elektrane’’ e cila nuk ishte e licencuar.

E për gjithë këtë ka reaguar opozita.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se Krasniqi kishte mbrojtje nga kryeministri Kurti.

“Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë!
– Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.
– Martin Berishaj, anipse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milion euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë.
– Sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu ka akuzuar qeverinë Kurti për vjedhje të rrymës bashkë me Nagip Krasniqin.

Rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu”, ka shkruar Haradinaj.

Nagip Krasniqi ishte liruar nga posti i tij si shef i KEK-ut më 24 prill të këtij viti, pasi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar.

Pas arrestimit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ai u lirua nga paraburgimi, por me kushtin që të mos t’i afrohej objektit të KEK-ut për një distancë prej 50 metrash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit