spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Aksioni për mbylljen e strukturave paralele: Objekti i Postës së Serbisë në Graçanicë rrethohet me shirita

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në dhjetëra lokacione për mbylljen e strukturave paralele serbe.

REL raporton se Policia ka hyrë në Postën e Serbisë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon në Graçanicë.

Para ndërtesës së Postës së Serbisë është vendosur një shirit i verdhë dhe gazetarët e REL-it raportojnë se aktualisht zyrtarë të Policisë ndodhen brenda këtyre dy institucioneve.

Aktualisht, punonjësit e të dyja institucioneve janë duke u larguar nga objektet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa rajone të Kosovës, si DRP Prishtinë, DRP Gjilan, DRP Gjakovë dhe DRP Mitrovicë Jugu”, ka njoftuar Policia, që ka shtuar se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike informacionet shtesë.

Komuna paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon në Graçanicë.
Komuna paralele të Prishtinës, e cila që nga paslufta funksionon në Graçanicë.

Degë të tjera të kësaj poste ishin mbyllur edhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 5 gusht të vitit të kaluar – në një lëvizje të kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, që në atë kohë ishin shprehur “thellësisht të zhgënjyer” dhe e kishin quajtur aksionin të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Edhe shumë institucione të tjera serbe janë mbyllur gjatë aksioneve të ndërmarra nga Policia e Kosovës vitin e kaluar. Aksione të tilla vazhduan edhe këtë vit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit