Gazeta sot ka raportuar ekskluzivisht për një aksion të zhvilluar në rajonin e Gjakovës, ku katër zyrtarë policorë janë janë shoqëruar në Polici për t’u intervistuar.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), tashmë e ka konfirmuar raportimin ku përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, ka zbarkuar në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës.
Bastisjet janë zhvilluar me autorizim të lëshuar nga gjykata, në kuadër të një hetimi penal që ka në fokus disa zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në veprat penale:
- Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, dhe
- Zbulim i fshehtësisë zyrtare.
Gjatë bastisjeve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale, që dyshohet se mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Deri më tani janë intervistuar katër zyrtarë policorë në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve të tyre.
Hetimet po vazhdojnë, ndërkohë IPK dhe Prokuroria e Gjakovës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera procedurale, për të zbardhur tërësisht rastin.