Sunday, October 13, 2024
spot_img

Aksioni në “Avicena”, Krimet Ekonomike kontrolluan 36 lokacione, sekuestrohen 9 armë e 589 fishekë

Në orët e pasdites së djeshme, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar në disa pika të laboratorit “Avicena”. Gazeta raportoi se arsyeja e këtij aksioni lidhet me dyshimin se ky laborator se ka lëshuar certifikata të falsifikuara për nevoja të procesit të patentë shoferëve.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që zhvilloi dje, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka kontrolluar 36 lokacione, nën dyshimim për kryerjen e këtyre veprave. Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjutero dhe 7 DVR dhe dokumente të ndryshme.

Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.

“KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE & USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE DHE FARMACEUTIKE- Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura.  Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:  tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri,  7 DVR  dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin  janë intervistuar katër të dyshuar  meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit  janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit