spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona, 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit.

Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit