Vetura bashkë me tre trupa të pajetë janë nxjerrur nga lumi Vardar, pas aksidenit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.
Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisve për të parë qartë.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.
Në mediat e Maqedonisë u raportua se në veturë ka qenë edhe një fëmijë rreth 5-vjeçar, i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit për ta dërguar në spitalin “8 shtatori”.