Thursday, October 17, 2024
spot_img

Aksidenti me tre të vdekur në Badoc, Konjufca: Organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht për rastin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë, ku vdiqën tre persona në Liqenin e Badocit.

Konjufca tha se me shumë dhimbje e ka pranuar lajmin.

“U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, tha Konjufca.

“Duke bashkëndjerë me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit