Thursday, October 17, 2024
spot_img

Aksidenti me fatalitet, dy familjet në Lipjan shtrijnë dorën e pajtimit

“Në këtë rast vetëm burrat e mëdhenj dhe të fortë falin”

Kështu e nis rrëfimin e tij, Naser Hadiqi nga fshati Magurë e Lipjanit.

Familjes së tij para më shumë se një jave i vdiq i afërmi i tyre, Nusret Hadiqi në një aksident trafiku.

Aksidentin e shkaktoi një person nga fshati Gllanicë i kësaj komune.
E për ta falur gjakun e të ndjerit, dy familjet u mblodhën në xhaminë e Magurës.

Për këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe hoxha, Habib Olluri i cili i përgëzoi ata për këtë akt.

“S’ka dyshim se ai që fal edhe Zoti e falë, pra falja është një cilësi prej cilësive të Zotit të madhërishëm kështu që juve Zoti ju nderoftë, Zoti u shpërbleftë të gjithëve”, tha Habib Olluri , imam në Lipjan.

Këtë veprim e përshëndetën edhe përfaqësues nga niveli lokal.

“Kjo falje ndikon edhe në komunitet jo vetëm tek dy familjet e juve, por ndikon edhe në komunitetin e Magurës, në komunitetin tonë në përgjithësi për gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit”, Diamant Bytyqi – nënkryetar i komunës së Lipjanit.

Nën emocione, u bë edhe shtrëngimi i duarve mes këtyre familjeve.

E kushëriri i të ndjerit, Naser Hadiqi thotë se nuk ka qenë e lehtë ardhja deri në këtë vendim, derisa apelon që të gjitha familjet që janë në hasmëri të veprojnë njësoj.

“Edhe pse e kemi të rëndë, rasti është i freskët ne kemi marrë guxim që familjes Seferi gjakun t’ia falim, që ata të jenë të lirë. Edhe pse për neve rast i rëndë por edhe për ta nuk është i lehtë mirëpo organet e drejtësisë aty le ta kryejnë punën e vet Gjykata, Prokuroria aty na nuk kem dorë t’i përzihemi”, tha ai.

Derisa përfaqësuesi i familjes Seferi, falënderon atë Hadiqi që ia shtriu dorën e pajtimit.

“I falënderona familjes Hadiqi që kanë treguar burrëri të mirë e inshallah Zoti i shpërblen si për të vdekurit si për të gjallët i falënderojmë shumë i bëj shumë lutna të rinjtë të kenë kujdes pak në komunikacion se shpejtësia nuk të bjen punë të mira”, tha Ramadan Seferi.

Personi që ka shkaktuar këtë aksident, aktualisht gjendet në paraburgim prej 30 ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit