spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, vdes një 33-vjeçar

Një person ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, viktima është i moshës 33-vjeçare.

Ndërkaq edhe dy të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjeri sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tha Hasahni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit