Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Aksident në Korçë, 65-vjeçarja humb jetën pas përplasjes me automjet

Si pasojë e goditjes nga një makinë, një 65 vjeçare ka mbetur e vdekur sot rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, saktësisht në fshastin Bulgarec në Shqipëri.

Sipas televizionit “Top Channel”, vozitësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes menjëherë, por ai është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Derisa, i dyshuari është shtetasi shqiptar me inicialet G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njofton polici, sipas TCh.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit