Policia rajonale njofton se rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 70 vjeçar.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.