Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën rajonale Mitrovicë–Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, ku si pasojë ka humbur jetën një grua rreth moshës 65-vjeçare.​

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë  dy vetura, teksa kanë mbetur të lënduar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti, i shkaktuar  në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë  përfshirë  dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare, ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër persona tjerë të cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha ai.

Sipas Zahitit njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit