Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër – Velipojë, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Sipas informacioneve të para, viktima e këtij aksidenti është një 25-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
I lënduar mbeti dhe drejtuesi i veturës tjetër, i cili u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor ‘Shkodër-Velipojë’, automjeti me drejtues shtetasin Rr. Gj., rreth 61 vjeç, banues në fshatin Dajç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M., rreth 25 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.