Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazilin juglindor ku një autobus dhe një kamion u përplasën në një autostradë.
Përplasja ishte fatale dhe mbetën të vrarë 12 pasagjerë ndërkohë 21 të tjerë u plagosën. Viktimat ishin studentë të Universitetit të Francës sipas burimeve zyrtare.
Shoferi i kamionit i cili gjithashtu u plagos, u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit në mbrëmje pranë Nuporanga, një qytet rreth 370 kilometra nga kryeqyteti i shtetit, por u kap më vonë dhe u shtrua në spital. Më pas ai u akuzua për tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, vrasje pa dashje dhe lëndim trupor.
Stacionet televizive lokale transmetojnë pamje nga skena e përplasjes që tregojnë autobusin, me anën e majtë të tij të shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Guvernatori Tarcísio de Freitas shpalli tre ditë zie zyrtare në shtetin e Sao Paulos, ku ndodhi aksidenti.
Në vitin 2024, më shumë se 10,000 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Brazil, sipas Ministrisë së Transportit.