spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

‘‘Akoma s’e kemi mbërri numrin 61’’, Avdyli thotë se VV’së mund t’i bashkohen deputetë të opozitës

Deputeti i zgjedhur, Haxhi Avdyli nga radhët Partisë Guxo pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, tha se do të kërkojnë një mundësi për vazhdimin e qeverisë Kurti pasi që ende nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë së re.

Avdyli tha se përveç pakicave jo serbe më të cilat kanë kontaktuar, Vetëvendosjes mund t’i bashkohen edhe deputetë nga PDK-ja LDK-ja AAK-Nisma, të cilët sipas tij nuk mendojnë sikurse krerët e partive të tyre por nuk dha hollësi se për cilët deputetë e ka fjalën.

“Akoma jemi në afatet kushtetuese të ankesave dhe parashtrimit të ankesave në PZAP , Kontakte joformale ka që mund të jenë edhe njerëzore dhe kolegiale me gjithë aletët tanë që janë nga pakicat joserbe dhe atmosfera me ta është shumë e mirë vazhdimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të VV, Alternativa, Guxo, pakica joserbe ….dhe kjo gjë është shumë e qartë sepse ata e shohin VV-në fitues të bindshëm. Pakicat joserbe janë të vetëdijshëm dhe të vendosur të vazhdojnë një bashkëpunim me partinë fituese. Akoma se kemi mbërri numrin 61 dhe besoj se në këtë rast do të kërkohet një mundësi për vazhdimin e qeverisë Kurti 3 dhe besoj për këtë në momente të duhura do të merrni info të duhur. Për momentin në Kuvend janë VV-PDK-LDK-AAK-NSIMA por ka edhe deputetë të cilët nuk mendojnë njëjte siç mendojnë krerët e partive të të tyre, që me çdo kusht po mundohen ta devijojnë vullnetin e qytetarit sepse se kanë interes qytetarin por të kthehen tek buxheti dhe tenderët dhe mendoj se kjo s’ka me iu realizu sepse qytetari ka vendos dhe besoj se bashkë me deputetë të vullnetit të mirë do të arrijmë të vazhdojmë punën e qeverisë Kurti 3″, tha ai.

Më herët duke komentuar takimin mes Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut i cili u raportua në media, Avdyli tha për RTV21 se takimet e tilla të opozitës janë të tendenca të dështuara takimet e partive opozitare rreth formimit të Qeverisë së re. Ai ironizoi me takimin Hamza – Abdixhiku duke thënë ata mund të takohen për kafe edhe pas formimit të Qeverisë Kurti 3.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit