Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg) ka lartësuar shtetin tonë në Paris të Francës.
Akil Gjakova ka treguar klasin e tij, duke fituar medaljen e argjendtë në garën prestigjioze Grand Slam.
Akili, mjeshtër i madh i tatamit, në finale përkundër luftës së madhe nuk ia doli.
Ai u ndal vetëm në finale nga xhudisti nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.
Në sallë ishin mbi 15 mijë shikues.
Duhet theksuar se në gjysmëfinale, Akili e mposhti italianin e Manuel Lombardi.
“Akil Gjakova zë vendin e dytë në Grand Slam Paris 2025.
Në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon, francezin Peter Jean
Në xhiron e radhës ai mposhti me Ippon, japonezin Shusuke Uchimara Kurse në çerekfinale mposhti me yuko, garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev
Në gjysëmfinale ai mposhti me Wazaari, garuesin nga Italia, Manuel Lombardo
Gjakova në finale u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, por duke sjellë në shtëpi medaljen e argjendtë”, shkruan në faqen e Federatës së Xhudos së Kosovës.