Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Akademia e Shkencave, Kisha dhe BIA-ja e kanë shpallur Kosovën si tokë serbe të okupuar nga NATO-ja

Shkruan: Rexhep ELEZAJ

Çfarë do të thotë ky vlerësim sipas platformës hegjemoniste të SANU-s, Kishës ortodokse dhe shërbimeve të sigurisë kombëtare serbe..!?

Ky vendim ineficient dhe sekret publik i këtyre tri strukturave kryesore vendimmarrëse në Serbi, nënkupton në mënyrë të qartë, se kursi politik dhe planet hegjemoniste serbe ndaj Kosovës, pranë rrethanave të krijuara pas bombardimit të Serbisë nga NATO me 1999, nuk ka ndryshuar në esencë as në konceptin dhe as strategjinë e tyre pushtuese dhe uzurpuese të tokave shqiptare në Ballkan, dhe jo vetëm.

Pra, plani hegjemonist serb nuk ka ndryshuar asgjë në përmbajtje, përveç se luftën për territore e kanë zhvendos në pauzë për një kohë të pacaktuar, siç e thonë vetë krerët e këtij shteti mafioz, e kanë lënë për kohëra më të mira, që sipas tyre do t’u vijnë, herët apo vonë.

Se është kështu, këtë e dëshmojnë katërcipërisht qëndrimet dhe deklarimet e prera të udhëheqësve shtetëror të Serbisë në çdo nivel politik dhe diplomatik, në çdo takim qeveritar, në çdo forum dhe institut qeveritar dhe joqeveritar, në çdo mbledhje dhe çdo seancë të Kuvendit, pa dallim pozitë-opozitë, në çdo takim zyrtar me përfaqësues të BE-së, në çdo takim diplomatik, në secilën konferencë dhe samit ndërkombëtarë; “se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, duke u thirrur në preambulën e Kushtetutës së tyre, ku Kosova trajtohet si pjesë e pandashme e Serbisë.

Se është kështu, e dëshmon shumë qartë edhe vetë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi, i cili që nga fillimi i tij në vitin 2011 e deri më sot, Kosovës nuk ka sjellë asnjë rezultat, përveç palës serbe e cila me mjeshtri arriti që çështjen e statusit të Kosovës ta fus në agjendën e dialogut në Bruksel, duke e shantazhuar shtet-ndërtimin e Kosovës me mjete dhe metoda të ndyrave dhe agresive para gjithë komunitetit ndërkombëtarë, madje duke e kthyer Serbinë nga agresor në viktimë, siç e ka treguar këtë përkëdhelja që BE-ja ndaj regjimit kriminal të Serbisë, sidomos në 5 vitet e fundit.

Mjerisht, Brukselit dhe Washingtonit zyrtar nuk ka pasur kush t’ia bënte të qartë nga pala shqiptare, se regjimi i Beogradit zyrtar është duke i gënjyer dhe manipuluar këto qendra për Kosovën, se politika destabilizuese e Serbisë në Ballkan, nuk ka ndryshuar fare nga ajo agresive e viteve të 90-ta, se Serbia nuk do ta ndryshon kurrë kursin e saj hegjemonist ndaj Kosovës dhe disa vendeve tjera siç është Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, se regjimi serb në krye me fashistin A. Vuçiq, nuk ndryshon asgjë nga regjimi kriminal i S. Millosheviqit, meqë që të dytë ishin dhe janë vetëm ekzekutorë të “mirë” të Memorandumit antishqiptar të SANU-së serbe nga viti 1986, i dalë nga zyrat e saj në Francuska 7 në Beograd.

Mbase, nuk duhet harruar një gjë, se me fitoren eventuale të Rusisë në Ukrainë, regjimi fashist i Serbisë, i ndihmuar nga Moska mund ta provojë rikthimin e territoreve të “humbura” në luftërat e fundit në Ballkan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit