spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Ajo s’ka burrë”, modelja deklarohet sërish, ka një mesazh për Antonelën dhe motrën e saj (Pamje të rënda)

Blogerja e rrahur barbarisht të martën në ambientet e një restoranti luksoz te Kodra e Diellit, Klea Prenga ka reaguar pas pretendimeve se Marinela Berishaj e kishte sulmuar për shkak të lidhjes jashtëmartesore me bashkëshortin e saj.

Në një reagim në Instagram, 24-vjeçarja shprehet se është goditur padrejtësisht, ndërsa shton se personi që e ka dhunuar nuk ka bashkëshort dhe as i ka ndërhyrë në familje. Ajo quan motrën e Antonela Berishës, ish-konkurrentes së Big Brother VIP 1 si femër me vetëbesim të ulët e cila beson se mund të fitojë gjithçka me forcë.

“Akuza të rënda dhe përmendje e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjidhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.

Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflektim më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta.

Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm,.

Në vend që të lejoj këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time.

Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla,. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqëndruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë”, shkruan ajo.

Antonela dhe Mariela Berisha u shpallën në kërkim nga Policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të premte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, 6 gusht, por policia e kryeqytetit reagoi vetëm pasi Klea Prenga denoncimin publik në Instagram ç’ka solli më pas edhe pasqyrimin në media.

Klea Prenga ka qenë duke darkuar kur një person i është afruar dhe e ka goditur me shishe në fytyrë. Ajo ka marrë plagë të rënda në pjesën e ballit dhe fytyrës të cilat mund t’i kishin rrezikuar edhe jetën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit