Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Ai pagoi lekët, Stresi bëri planin! Ishte tentativë vrasjeje”- U dhunua në klub, personazhi i TikTok akuza dy reperëve: Noizy më goditi me grushte në kokë e nofull!

Personazhi i TikTok, Medi Iseni, i cili u dhunua në një klub në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit, ka hedhur akuza të forta ndaj dy reperëve, Noizy dhe Stresi.

Në një video live në TikTok, ai shprehet se sulmi ndaj tij ishte tentatuvë vrasjeje, duke u shprehur se Noizy ka paguar lekët, ndërsa Stresi thuri planin.

Ai mohoi deklaratat e Noizy-t, i cili para se të arrestohet me anë të reagimeve në Instagram pretendoi se nuk e kishte dhunuar Medi Isenin dhe se ishte larguar nga klubi menjëherë pas nisjes së sherrit.

Medi Iseni shprehet se Noizy ka qenë i fundit që ka ushtruar dhunë ndaj tij, duke u shprehur se reperi e ka goditur me grushte në kokë, nofull dhe sy.

“Arkimedi është mashtrues, është djalë i pabesë, kur ndodhi tërmeti në Shqipëri ai i ka marr një vajze 25 mijë euro kur u hap ‘Go Foundi. O Sali Lusha un kam menduar qe je burrë me seder, po edhe ti je me seder ne mënyre tjetër. Kam bërë gabimet e mija, të paskam sharë ama jo të më rrihni kështu të më kapni ne pabesi duke më rënë me armë te ftohta. Faleminderit Zotit qe më ka dhëne fuqi se të kishte qenë dikush tjetër… Noizy ka paguar lekë, Sresi ka bërë planin, kështu qe tani ja lëmë drejtësisë. Noziy më ka ra rënë në fund me 6-7 grushta, mbas kokës, në nofull edhe në sy më ka rënë Noizy. Kurse këto tjera janë prej armeve te ftohta dhe boksit të hekurit”, tha ai.

Ndër të tjera reperi shtoi: “Mos i besoni kurrë Noizyt as Stresit, as familjes Lushaj, se jane te pabesë. Kjo ka qenë tentim vrasje e planifikuar”.

Kujtojmë që pas përleshjes së ndodhur 1 javë më parë, Stresi Noizy dhe Dj Crack u shpallën në kërkim nga policia.

Mbrëmjen e së martës (6 gusht) u bë e mundur kapja e këtyre të fundit në Shëngjin nga ‘Fast Albania’, për llogari të autoriteteve të Kosovës.

Për reperin Stresi nuk ende asnjë informacion deri më tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit