Friday, July 18, 2025
spot_img

“Ai është politikan, ky palaço”, përplasje në studio për Ramën e Kurtin (VIDEO)

Përplasje mendimesh ka pasur sonte në studion e emisionit “Rubikon” në Klan Kosova.

Teksa po diskutohej për Edi Ramën dhe Albin Kurtin, ishte gazetari Vullnet Krasniqi i cili ju drejtua opinionistit, Azren Shala se nuk mund të krahasohet Rama që ka bërë investime në katër vitet e fundit.

“Nuk mund ta krahasosh Ramën, që ka investuar tani këto katër vitet e fundit”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, përgjigja e Shalës ishte se një krahasim i tillë nuk mund të bëhet, sepse sipas tij, Rama është politikan, ndërkaq Kurti palaço.

“Po nuk krahasohen, se ai është politikan, ky është palaço”, u shpreh tutje Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit