Vetëvendosje me një konferencë për media sot, kanë bërë akuza ndaj të gjithëve për rastin Dehari.
Pavarësisht se janë në pushtet që 4 vjet, mostrat e Deharit u zhdukën pikërisht gjatë mandatit të tyre, VV-ja ka akuzuar të tjerët.
Në fjalën e tij, Sami Kurteshi e ka përmendur edhe ish-prokurorin Sylë Hoxha.
“Sylë Hoxha ka dhënë një varg deklaratash me të cilat në të vërtetë në vend të arsyetimit, e ka dëshmuar se ka dorë në krejt rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Edhe kurrgjë s’ka ngjë, ai ende është i lirë”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, AKI-në, Gjykatat e Prokuroritë për rastin Dehari.