Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Prishtinës, ka reaguar lidhur me taksën 10% që Kosova ka për produktet amerikane.
Sipas tij, heqja e kësaj tarife nuk ka ndonjë ndikim ekonomik për Shtetet e Bashkuara, por bart rëndësi politike për presidentin amerikan, sidomos në një kohë kur shumë shtete kanë shprehur qëndrime negative ndaj administratës Trump.
“Heqja e tarifës 10 përqind nga Kosova për prodhimet amerikane nuk ka fare rëndësi ekonomike për ShBA. Mirëpo, në kohën kur krejt reagimet e shteteve janë negative ndaj administratës së Trumpit, një vendim i tillë ka rëndësi politike për Trump. Prandaj është vendim i rëndësishëm”, ka shkruar Ahmeti.