spot_img
Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Ahmeti: Administrata Trump mund të vijë me një zgjidhje të shpejtë për Kosovën

Studiuesi i zgjedhjeve në SHBA, Amir Ahmeti, mendon se presidenti Trump do ta shtojë intensitetin për një zgjidhje sa më të shpejtë për Kosovën.

Megjithatë, sipas Ahmetit institucionet e Kosovës duhet të përgatiten dhe të kenë alternativat e tyre për çfarëdo situate që mund të vijë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Dhe unë mendoj se nëse vjen Trump do ta shtojë intensitetin e aktiviteteve ndoshta edhe politike për zgjedhjen sa më të shpejtë të Kosovës. Mendoj se institucionet e Kosovës duhet të përgatiten dhe të kenë alternativën A,B,C, të gjitha mundësitë, në mënyrë që mos të presin që ndërkombëtarët të na sjellin ne alternativat se cak duhet të ndodhë në Kosovë por ne ta kemi variantin e parë e të dytë e të tretë dhe gjithherë ne të jemi të gatshëm për secilën situatë e cila mund të na vije befas prej bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më tej, Ahmeti ka thënë se varet nga zotësia e Kosovës nëse kjo zgjidhje e shpejtë që mund të vije nga administrata Trump do të jetë e mirë.

“Varet nga zotësia jote, pra politika është kjo një maratonë diplomatike të cilën ti duhet ta zhvillosh por nëse ti qëndron në të njëjtin vend dhe nuk zhvillohesh normalisht që do të vijnë ndërkombëtarët dhe do të imponojnë gjëra, e për këtë arsye ne duhet të ecim me kohën me situatën. Kosova nuk është qendra e botës, nuk është top prioritet i Shtëpisë së Bardhë e nëse ne nuk afrohemi me alternative të cilat mendojmë se mund të zgjidhin problemet e Kosovës, askush nuk mund të ta ofrojë një variant më të mirë sesa që mundesh ti për vete”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit