spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Ahmetaj: Raportet e Kosovës me ndërkombëtarët më të brishta se asnjëherë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, raportet aktuale të Kosovës me ndërkombëtarët, i vlërëson më të brishta se asnjëherë më parë.

Sipas Ahmetaj, Qeveria me veprimet e saj është duke e befasuar secilin partner ndërkombëtar, pasi thotë se befasitë bëhen në mes të armiqve apo shteteve që s’kanë partneritet mes vete.

“Në fjalorin diplomatik, shumë shpesh në mes të partnerëve dëgjohet shprehja apo togfjalëshi, kur thuhet nuk duam të befasohemi apo nuk do t’iu befasojmë, pra çdo veprim që bëhet në mes të shteteve të cilat janë ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht të fuqishme dhe stabile, mundohen që asnjëherë të mos e befasojnë njëra tjetrën, sepse zakonisht befasitë bëhen në mes të armiqve dhe shteteve që nuk konsiderohen partnere dhe druaj që Kosova gjithë atë partneritet dhe raporte të mira që ka pasur dikur tanimë i ka shndërruar në raporte fare të brishta dhe për fatkeqësi është duke e befasuar secilin partner ndërkombëtar që ne e kemi”, ka thënë ajo.

Më tej, Ahmetaj, ka thënë se edhe pse Qeveria thotë se është në pajtim me ndërkombëtarët për veprimet e saj, deklaratat e tyre lënë të nënkuptohet e kundërta.

“Nga ato deklarata që ne i dëgjojmë në vazhdimësi nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, lihet të kuptohet se asnjë veprim të cilin Qeveria jonë është duke e bërë nuk është dakorduar paraprakisht”, ka shtuar ajo.

Për Ahmetaj, ky moskoordinim me aleatët, Kosovën e ka sjellë në situatën më të keqe ndonjëherë.

“Moskoordinimi me aleatët e Kosovës, na ka sjellë këtu ku jemi, të izoluar, të anashkaluar, të nënçmuar, d.m.th në të gjitha pikat dhe raportet ne jemi në situatën më të keqe të mundshme që ndonjëherë e kemi pasur”, ka theksuar Ahmetaj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit