Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për spiunazh, kanë marrë pjesë në seancën kundër tyre sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Shabani dhe Qerimi para trupit gjykues kanë thënë se ndjehen të pafajshëm për akuzën e spiunazhit.
Ndërkaq, Qerimi ka thënë se e pranon fajësinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Policia e Kosovës kishte konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e Shabanit dhe Qerimit në Ferizaj vitin e kaluar.
Gazeta raportoi ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë Speciale për Shabanin dhe Qerimin. Që të dy, akuzohen për spiunazh ndaj agjencisë inteligjente të Serbisë, të njohur si BIA.
Ata spiunonin për gjendjen e sigurisë në Kosovë, emra të zyrtarëve të lartë të AKI’së, si dhe lidhur me luftën e UÇK’së.