spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Agim Veliu konzervatori i fundit i LDK-së – Fundosja e Lumirit!

Gazmend Islami
Gazmend Islami

Loja e pistë e udhëheqësisë së re të LDK-së, e cila ka devijuar rrugën rugoviane apo filozofinë politikë rugoviane, po shihet edhe me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë duke tentuar që të eliminojnë gjithë frymën e atyre që kanë mbajtë gjallë LDK-në për më shumë se 3 dekada, dhe kjo shihet më së miri tek figura e Agim Veliut, i cili për 35 vite ishte udhëheqësi dhe shtylla kryesore e LDK-së, njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Lista e “çunave të Abdixhikut”

Siç duket lista e re e LDK-së “e përbërë nga çunat e ri” të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me filozofinë konzervatore moderne evropiane, e që nuk kanë të bëjnë asgjë as me të djathtën konzervatore, është një grup njerëzish të cilët po mundohen të krijojnë diçka të re, po mundohen që filozovinë dhe vizionin e fituar për 35 vite që ta bëjnë një shkëputje zingjirore duke menduar që në këtë format këta do të hyjnë në historinë më të re të Kosovës.

spot_img

Por, kjo do të dëshmohet se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë dështakët më të mëdhenjë të zgjedhjeve, si dhe fundi i tyre politik në Kosovë dhe shpresojmë shumë që figurat akademike dhe njerëzit të cilët kanë kontribuar që ta mbajnë gjallë të djathtën konzervatore në Kosovë, siç është z. Agim Veliu t’i kthehen timonit të LDK-së, sepse Kosova ka nevojë për parti edhe të djatha, edhe të majta, edhe liberale.

Kosova ka nevojë për një gërshëtim frytesh, gërshetim mendimesh që të ngjallet lufta, konkurenca për një shtet më të mirë për një sovranitet më të mirë, për një ekonomi më të zhvilluar.

Poshtërisa e kreut të LDK-së!

Lënia e Agim Veliut jashtë listës së LDK-së, dëshmon se çfarë poshtërsie mund të kenë kjo klasë politike e re, e cila vetëm se ka dëshmuar që me këtë hap e ka dëmtuar së paku me 10% në vetëm në komunën e Podujevës elektoratin e LDK-së, sepse Agim Veliu për 35 vite të qëndresës së tij në kohën kur LDK-ja ishte e dërmuar çdo herë ka arritur që nga rajoni i Llapit të marr 17-20 mijë vota dhe ta mbajë gjallë LDK-në në qendër, pra duke e bërë faktor kryesor në dy zgjedhjet e fundit duke qeverisur dhe kjo është meritë e Veliut.

Përpjekjet e tyre që po mundohen figurën e tij ta hudhin dhe ta baltosin, nuk i bën nderë as LDK-së e as frymës së saj dhe as vet konzervatizmit modern evropian.

Veliu rrjedh nga një familje tradicionale

Nëse shohim listën e kandidatëve për deputetë, nga një parti akademikësh, sot kemi kandidatë fëmijësh, të cilët janë pa përvojë, pa dije, të pa dinjitet dhe të cilët nuk kanë dhënë asgjë për të krijuar një shtet sovran, shtet zhvillimor dhe për të pasur një të djathtë të koordinuar dhe të konsoliduar.

Sido që të jetë, z. Veliu rrjeth nga një familje tradicionale e atdhedashurisë, nga një familje konzervatore, ku babain e kishte të burgosur politik dhe vet ishte çdoherë shtylla kryesore e të djathtës konzervatore.

Fundosja e LDK-së!

Fatkeqësi e madhe që këtë në këtë format po prishet imazhi edhe i rrymave politike në Kosovë, sepse kur kemi një të majtë të fuqishme, atëherë do të ishte mirë dhe nderë që të kemi edhe një të djathtë konzervatore të fuqishme, në mënyrë që të bëhet gërshetimi i ideve dhe lufta për pushtet të bëhet përmes programeve zhvillimore, mirëpo, rruga që ka zgjedhur Lumir Abdixhiku dhe besnikët e tij të rinj, të cilët nuk kanë të bëjnë me LDK-në është fundosja e Titanikut të quajtur LDK. Dhe kjo do të shihet me 9 shkurt, ku do të dal partia e tretë, dhe për fat të mirë besojmë që, elektorati i LDK-së do të mendoj mirë dhe do ta shporrin nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe t’i kthej figurat që kanë mbajtur gjallë për më shumë se tri decenie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit