spot_img
Thursday, December 26, 2024
spot_img

Aeroporti i Shkupit reagon sërish për rastin e presidentes Osmani: Ministria kërkoi kontroll standard

Aeroporti i Shkupit ka dalë me një tjetër reagim për incidentin ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

TAV, kompania që menaxhon këtë aeroport, ka thënë se nuk qëndrojnë akuzat se punonjësi i tyre ka tentuar t’ia marrë telefonin presidentes Osmani.

Nga kjo kompani thonë se kanë respektuar rregullat, gjegjësisht që Ministria e Punëve të Brendshme ka udhëzuar që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë.

Nëse nuk jemi të harmonizuar me këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet që ka marrë Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e plotë të TAV.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit