Sunday, October 13, 2024
spot_img

Aeroporti i Shkupit pa përmendur Osmanin arsyetohet se e ka për obligim t’i kontrollojë të gjithë udhëtarët

Lidhur me njoftimin për incidentin që ka ndodhur të enjten me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Aeroporti Ndërkombëtar të Shkupit është arsyetuar se e ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë udhëtarëve.

Aeroporti gjithashtu ka thënë se duhet të kontrollojë edhe bagazhet dhe mallrat në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe nga Aeroporti Sveti Apostol Pavle Ohër, duke përfshirë udhëtarët nëpër sallonin VIP.

“Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP. Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti”, thuhej në reagim.

Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se është plotësisht e rreme se është cenuar siguria e udhëtarëve”, theksojnë nga TAV.

“Për të marrë një pasqyrë të saktë të ngjarjes dhe për të parandaluar përhapjen e dezinformatave, për të gjitha detajet në lidhje me incidentin, i drejtojmë mediat që të kontaktojnë institucionet kompetente, ka sqaruar TAV.

Presidenca ka reaguar të enjten në mbrëmje në lidhje me raportimet se presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i hapet valixhja nga stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë se në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes.

“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave që ekipi i presidentes ia ka bërë zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për të hapur rrugën”, ka thënë Kupina në reagim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit