Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Aeroplani i Vuçiqit bën ulje emergjente në Azerbajxhan, ja shkaku

Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte nisur drejt Moskës për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, ka bërë një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportojnë mediat pro-qeveritare serbe.

Sipas gazetës Informer, fluturimi i Vuçiqit nuk ka mundur të vazhdojë drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë, përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas.

Më herët ishte raportuar se presidenti serb do të merrte pjesë në paradën përkujtimore të 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit